Opozita ka vijuar protestat sot para selisë së Kuvendit, ku po mbahet mes debatesh seanca plenare e radhës. Protestuesit u kanë vënë flakën gomave para Kuvendit, teksa akuzonin qeverinë si të lidhur me trafikantë droge. “Të shpëtojmë Parlamentin nga narkodeputetët, të shpëtojmë vendin nga narkoqeveria. Opozita i del zot çdo qytetari të tij. Rama ik”, ishin thirrjet e protestuesve.
Policia e Shtetit mori masat për mbarëvajtjen e protestës ndërsa efektivë u rreshtuan në hyrjen përpara Kuvendit. Deputetët hynë në sallë përpara nisjes së protestës duke shmangur përplasjet. Fillimisht protestuesit kanë shtyrë policinë, e më pas kanë hedhur përveç molotovëve, edhe gurë në drejtim të tyre. Protestuesit hodhën edhe fruta në drejtim të policisë.
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi mori fjalën në protestë ku u shpreh se beteja e opozitës nuk do të ndalet derisa të rrëzohet kjo qeveri. “Ky është një regjim i mbështetur në drogë, krim dhe korrupsion. I takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre. Të nderuar policë hapni rrugën për qytetarët. Nuk keni përballë jush asnjë deputet të inkriminuar, asnjë ministër, ata i keni në qeveri. Bashkohuni me protestuesit”, tha Këlliçi.
Protesta e opozitës ka vijuar me përplasje të forta me policinë, ndërsa protestuesit u përpoqën të heqin kordonin e krijuar nga uniformat blu. Pamjet nga protesta tregojnë për përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Anëtari i Rithemelimit, Klevis Balliu u përplasu me policinë ndërsa iu bashkua protestuesve në përpjekjen për të çarë kordonin e sigurisë. Policia ka pasur gati mjetet e hedhjes së ujit për shpërndarjen e protestuesve në rast të përshkallëzimit të përplasjeve. Përplasjet kanë vijuar edhe pas djegies së gomave, ndërsa ka pasur përplasje fizike me Policinë.
Pas dy orëve përplasje me policinë përpara Kuvendit të Shqipërisë, protestuesit janë shpërndarë. Protesta u thirr nga Rithemelimi pas episodit të dytë të RAI 3 për Shqipërinë. Protesta e opozitës para Kuvendit, foto: Agim Doçi.(Arlinda GJONAJ). //////










ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade