Gjykata e Apelit vendosi që të rrëzojë ankimimin e Lulzim Bashës, duke e njohur Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike. Vendimi u mor sot nga trupi gjykues i përbërë nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se kjo është një ditë e mirë për demokratët. “Këto tre zonja sot treguan se e vërteta prevalon mbi urdhërat politikë”, tha Noka.
“Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh”, tha Noka.
“E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike. Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata. Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD.
Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës.
Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur”, tha Noka.
“Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje”, shtoi Noka.
Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë ka qenë ligjore, por me protesta dhe akuza të ndërsjella. Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI