Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët fillimisht në pjesën më të madhe të territorit. Më pas nga orët e mesditës dhe pasdites mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e nga orët e mesdites priten të prekin pjesën më të madhe të territorit.
Përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore priten reshje shiu me intensitet të ulët e hera herës mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Pas orëve të mesditës pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe relievet e larta malore era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/32 | Diell re shi |
| Kukës | 17/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/31 | Diell re shi |
| Dibër | 16/31 | Diell re shi |
| Durrës | 21/33 | Diell re shi |
| Tiranë | 22/33 | Diell re shi |
| Elbasan | 22/34 | Diell re shi |
| Berat | 21/34 | Diell re shi |
| Vlorë | 22/34 | Diell re shi |
| Korçë | 17/29 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 18/33 | Diell re shi |
| Sarandë | 22/33 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.