Projekti mbi Qendrën e Vizitorëve në Butrint, u prezantua së fundi në Bashkinë e Sarandës. Burime nga ky institucion vunë në dukje se Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit shoqëruar nga ekipi i konsulentëve, Trashëgimia Kulturore pa Kufinj në bashkëpunim me Studion Kengo Kuma Architects & Associates, prezantuan Projektin e Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar të Butrintit.


Prezantimi u fokusua në fazën e deritanishme të koncept-idesë dhe dizajnit paraprak për një qendër me një qasje krejtësisht miqësore ndaj mjedisit dhe në shërbim të komunitetit e turistëve të shumtë që vizitojnë Parkun Kombëtar të Butrintit.

Mësohet se i pranishëm në këtë zhvillim ka qenë edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Sarandë, Florian Sali.
Ndërkohë burime të sarandaNews.al, bënë të ditur se një konsultim publik me aktorë të një spektri më të gjerë do të organizohet në Teatrin Antik të Butrintit pikërisht me 05 korrik 2024./sarandaNews.al////
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat