Dy avionë nga Greqia i janë bashkuar forcave zjarrfikëse, emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura në betejën për të shuar zjarret në jug të vendit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndau mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga beteja me zjarrin në jug të vendit. Ai thekson se ndihma që vjen nga Greqia, është në kuadër të mekanizmave të solidaritetit të Bashkimit Evropian.
“EU Solidarity në veprim”, shkruan Balla. “Falë Mekanizmit të Bashkimit Europian për mbrojtjen Civile EU Civil Protection & Humanitarian Aid në jug të vendit dy avionë zjarrfikës të Greqisë po ndihmojnë në fikjen e zjarreve”, nënvizon Balla.
Ndërkohë, sipas vëzhgimeve terren, pasditen e 11 korrikut 3 avionë të tjerë greke nisur nga ishulli i Korfuzit jane drejtuar ne territorin e prekur nga zjarret në hapësirën Dropull-Finiq.///

Prej ditësh, vendi ynë po përballet me zjarret në disa zona në jug të vendit.
/r.e/
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos