Linja e tragetit Brindisi – Sarandë, e cila ishte njoftuar se do te niste udhëtimet në prag të sezonit turistik, është anuluar pa dhënë ende arsye zyrtare.
Njoftimi erdhi si një surprizë e pakëndshme për shumë udhëtarë dhe operatorë turistikë që kishin planifikuar udhëtimet e tyre duke u mbështetur në këtë linjë të re trageti.
Kompania që operon linjën ka njoftuar me këtë rast klientët e saj përmes një mesazhi:
“Të dashur pasagjerë, Ju njoftojmë se linja Brindisi-Sarandë-Brindisi është anuluar. Për udhëtime nga Italia propozojmë nisjen Brindisi-Vlorë në orën 12.00 me mbërritje në orën 16.30 ose rimbursim të plotë të biletave. Për kthimet nga Shqipëria, ne propozojmë nisjen Vlorë – Brindisi në orën 23.30 me mbërritje në orën 6.30 të ditës pasardhëse, ose rimbursim të plotë të biletës.”
Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim tek shumë pasagjerë që kishin prenotuar udhëtimet e tyre dhe kishin bërë planet për pushimet verore. Shumë prej tyre tani duhet të riplanifikojnë udhëtimet e tyre, duke shfrytëzuar linjat alternative ose duke kërkuar rimbursime të biletave.
Anulimi i linjës së tragetit Brindisi – Sarandë vjen në një moment të rëndësishëm për turizmin në rajonin jugperëndimor të vendit, ku Saranda, mbetet një nga destinacionet më të njohura de të preferuara turistike në Shqipëri///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI