Saranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga plazhi i Sarandës. Saranda po pret këtë sezon turistik edhe më shumë turistë se vitin e kaluar, ndërsa vizitorët kanë mbushur tashmë qytetin dhe zonat përreth, për të shijuar plazhin dhe atraksionet që ofrohen.
Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI