Skena lëvizëse e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit ngjiti më shumë se 100 artistë në një mbrëmje plot drita e ngjyra, në skenën e ngritur në Durrësin antik, ku u interpretua muzika e kompozitorit të pavdekshëm Ennio Morricone.
Me një program ambicioz, ku u luajtën kolona zanore si “C’era una volta il West”, “L’estasi dell’oro”, “C’era una volta in America”, “The Mission”, dhe “Il clan dei siciliani”, ky koncert vokalo-simfonik mblodhi qytetarë dhe turistë, të cilët u mahnitën nga zëri i sopranove Rovena Xhelili dhe Marina Kurti, Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros Benedetto Montebello dhe Dritan Lumshit.
Ennio Morricone (1928-2020) shkroi muzikën e 470 filmave e serive televizive si dhe muzikë bashkëkohore. Muzika e tij, është përdorur nga 60 filma të vlerësuar nga kritika e publiku, të cilët janë nderuar me çmime të rëndësishme.
Në vitin 2007 Morricones iu dha Oscar-i i karrierës me motivacionin “për kontributin madhështor në artin e muzikës së filmit”. Ky vlerësim erdhi pas 5 kandidaturash nga 1979 në 2001. Në shkurt të 2016 mori një tjetër Oscar për muzikën e filmit të Tarantinos, “The Hateful Eight”.(Edlira Ruzi)///

ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.