Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo zhvilloi sot një takim me banorë të Vranishtit.
Tavo siguroi banorët se do të angazhohet plotësisht për përmirësimin e sistemimit të rrugëve të brendshme të fshatit, të rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit elektrik.
Po ashtu ai garantoi se në fokus të punës së tij do të jetë edhe mirëmbajtja e kanaleve vaditëse dhe përshpejtimi i procesit të pajisjes me certifikata pronësie të banorëve të zonës.
“Një proces që përmbyllet së shpejti, deri sa edhe banori i fundit të marrë certifikatën e pronësisë, një e drejtë bazike e vonuar, por që tashmë do t’u sigurohet të gjithë banorëve, pa asnjë dallim”, shtoi Tavo.///






ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI