Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot rezultatin e shortit për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për Kryetar Bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.
Pas regjistrimit nga Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), nr. 88, të kandidatëve të propozuar nga subjektet zgjedhore Partia Socialiste e Shqipërisë dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në seancën e sotme publike u hodh shorti për renditjen në fletën e votimit.
Rezultatet e shortit përcaktuan se numri 1 në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.
Gjithashtu, Komisioneri vendosi caktimin e vendndodhjes së një qendre votimi në ndërtesë private, sipas propozimit të Bashkisë Himarë.///


ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri