Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier kërkoi falje për mizoritë gjermane në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa ai vizitoi kryeqytetin polak, Varshavë. Steinmeier foli me burrat dhe gratë tashmë të moshuar që luftuan 80 vjet më parë në Kryengritjen e Varshavës kundër pushtuesve gjermanë të Polonisë.
“Ne gjermanët jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë historike dhe ne gjermanët nuk duhet të harrojmë”, i tha Steinmeier grupit, disa prej të cilëve kishin luftuar kundër pushtimit nazist kur ishin 12-vjeçarë. Steinmeier iu drejtua gjithashtu ceremonisë qendrore përkujtimore me presidentin polak Andrzej Duda. Ai tha se donte të thoshte vetëm një fjali, por të dalë nga zemra, sipas tekstit të fjalës së tij, të publikuar paraprakisht ”Kërkoj, veçanërisht sot dhe veçanërisht këtu, falje”.
Steinmeier është presidenti i dytë gjerman, pas Roman Herzogut në vitin 1994, i ftuar për të folur në ceremoninë në Poloni.
Steinmeier u ftua nga presidenti polak Andrzej Duda dhe kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafał Trzaskowski. Më 1 gusht 1944, polakët tentuan një kryengritje të dëshpëruar kundër pushtimit gjerman.
Ushtria donte të dëbonte gjermanët, në mënyrë që Polonia të rimerrte kontrollin e kryeqytetit të saj përpara se ushtria sovjetike të afrohej. Megjithatë, Wehrmacht, forcat e armatosura naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe SS, forca paraushtarake e partisë naziste, shtypën brutalisht kryengritjen në 63 ditë, duke vrarë rreth 200 000 njerëz, kryesisht civilë.
Masakra ishte ndër krimet më të rënda gjermane të luftës. Varshava u shkatërrua kryesisht për hakmarrje.
“Kryengritja e Varshavës është një nga kapitujt më mizorë në historinë e gjatë të ndarë nga dy popujt tanë, polakët dhe gjermanët”, tha Steinmeier “dhe është një nga kapitujt më heroikë në historinë polake”/(Arjan Jorgaqi).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit