Nga Stefan ARSENI
Ujesjellesi “ajror” i Bençes-Tepelene.
Sado qe disa historiane dhe udhetare te huaj jane munduar te mohojne kontributin e mjeshterve tane ne ndertimin e veprave arkitektonike, eshte nje fakt i pamohueshem qe ne terrene te pabararta jane ngritur ujesjellesa te ndertuara nga teknike te talentuar, sic eshte ai i Gjirokastres, veper e mjeshterve nga Lunxheria e kryesisht nga Dhoksati, Nokova e Kellezi, nje kryeveper ndertimi i urave te medha te cilave u kendoi aq bukur Cajupi yne kur deshironte “uje nga Sopoti”, veper e cila e prish perfundimisht nga Bashkia Gjirokaster ne fund te Marsit ’29.
Per vjetersine e tyre sipas Pukevilit, qe nga viti 1790 deri ne vitin 1812, Ali Pasha ka ndertuat 40 kala dhe 70 objekte kulti, ura, rruge, hane dhe ujesjellesa.
Ai thote se keta mjeshtra formojne nje shoqate qe trashegojne zanatin se kane nje zotesi te madhe ne artin e ujesjellesave. Ata ja atribuojne stergjysherve te tyre ndertimin e akuedoteve me arkada, duke e trasheguar kete nga i ati te i biri.
Nje nga keto eshte dhe Ure-kanali dhe ujesjellesi “ajror” i Bences, ndertuar fill pas mbarimit te kalase se Tepelenes, punimet e se cilit kane vazhduar 2 vjet, si dhurate per banoret e fshatit per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i dhane gjate sundimit te tij. Thuhet se guret jane marre ne Tisije, vendi ku eshte burimi qe mori ujin per Kalane e Tepelenes dhe jane transportuar dore me dore ne nje distance disa km. Sipas te dhenave deri ne vitet ’20 kur ra nje nga termetet me te medha ne vendin tone, ure-kanali kishte 21 kembe harku me qemer. Termeti rrezoi shumicen e kembeve dhe ne vitet ’70 te shekullit te kaluar jane rindertuar ne formen e kollonave.
Pikerisht ne sheshin para ujesjellesit, per dy dite rresht do te vije nje trashegimi e rralle kulturore, e ruajtur dhe e konservuar me fanatizem nga banoret me zemer fisnike te laberise si dhe nga trevat e tjera te vendit.



ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata