SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE. KULTURE.86 vjet me pare ne Lunxheri lindi Jorgo Bllaci!

Nga Art LESHNICA

Nje nga liriket me unike, ne mos i vetmi i poezise shqipe dhe perkthyes, njeri nder pese me te dalluarit e poezise boterore dhe prozes ruse. S’la pas shume gjera. Ishte edhe pak i perkoret per sa i perket sasise, po me shume nuk e lane. 25 vjet jo pak! Pas burgut – burg, e ndeshkuan me burg civil, vdekje civile, 25 vjet punetor krahu ne komunale banesa – fshat, Tirane, vite te ndare ne nxjerres zhavorri ne lumin e Tiranes dhe murator riparimesh neper fshatra. Kalvari nisi 26 vjec me nje liber poetik te vetin “Ligjerimet e pyllit” dhe gjithe poetet e medhenj ruse, te perkthyer ne menyre brilante, me romanet “Rudini”, “Ujerat pranverore” si dhe nje sere tregimesh e prozash te tjera, duke pasuruar fondin e kultures shqiptare me vlera te jashtezakonshme. Vella deshmori, bir i nje familjeje te lidhur gjeresisht me luften clirimtare. Akush nuk pyeti per to, meria e shtetit per te pabindurit eshte mizore se e kafshes se verber. U deshen 26 vjet, deri me 1990, qe Jorgo te ngrinte edhe nje here koken e lodhur, por krenare e te paperkulur kurre. Pas ’90 shkroi pak, tre libra te vetet, riperktheu, Eseninin dhe perktheu disa nga poetet me te medhenj angleze, amerikane, gjermane, greke, kineze etj., (c’mund te bente pas 26 vjet varrosjeje se gjalli) po ai thoshte se “edhe elefanti rralle pjell, po ben elefant.” 🙂 Me inciativen e Eves se tij, iu ribotua se fundi permbledhje e vepres me te mire.

Jorgo mban nje sere titujsh: “Qytetar Nderi i Lunxherise”, rruga nga Ura e Lumit ne Gjirokaster gjer ne Shentodher mban emrin “Jorgo Bllaci”, “Qytetar Nderi i Qarkut te Gjirokastres”, “Qytetar Nderi i Gjirokastres, “Cmimi i Republikes” per perkthiminin me te mire, “Mjeshter i Madh”, dekoraten e larte “Urdher i Miqesise mes Popujve” akorduar nga Republika e Rusise.

Sot do ishte 86 vjec. Peng i madh qe nuk e pashe te plakur. Kush e di se c’plak i bukur do qe! Si Lasgushi dhe si Ali Asllani! Jam i sigurte per kete. Jorgo Bllaci ishte te kafeneja e 15 katshit, burri me “zving” qe hynte ne ate dere. “Kerr”, as qime ne kupuce nuk i ngjiste ne darke ne pjace, edhe pse tere diten rropatej cative e lumenjeve te Tiranes. Edhe Ali Asllani, kam degjuar Jorgon te thote se me pensionin e pare qe me ne fund i dhane, bleu nje pallto “gup”. Fisnikeri e larte, mbetet po e larte, edhe sikur ne pus ta hedhesh.

Pengu i dyte. Me te kam shume pak fotografi, kater gjithesej. Sa qe Jorgua ketu, gjalle e pa ikur ne Moske, s’kishin dale akoma keta telefonat e mrekullueshem me kamer dhe aparati i shkrete s’qe i volitshem te mbahej me vete. Do kisha bere qindra, mijera shkrepje…

S’ka gje, e kam te fotografuar ne tru dhe ne ne shpirt. Madheshtor…

Jorgo BLLACI

NE TETEOR…

Në tetor kur prarohen korijet,

Nëpër trup një rrëqethje më shkon.

Shkrifem krejt e i ngjaj një fëmije

Që dhe m’i vogli ngacmim e trishton.

Nis kujtoj… E të hidhurit lotë

Nuk gjej forca në shpirt t’i përmbaj.

Si s’e kam një të afërm në botë,

Që me të gjithë dertet t’i ndaj!

Kujt t’i flas? Kush për mua kujtohet?

Shokët? Mikja, që n’epshe pa mend,

Tek në gjoks të një tjetri shtrëngohet

Emrin tim në kllapi veç përmend?

Oh, sa dridhem! Padashur gjithë jeta

Më fanitet plot dallgë e stuhi…

Dhe çuditem me veten si mbeta

Kaq i brishtë në shpirt, kaq fëmi!

————–

KUKUVAJKA

Porsi kujë violinash, pareshtur

Erë e marrë mbi dhe po ushton.

Në korijen e thellë e të zhveshur

Kukuvajka me gaz po këndon.

Shtegëtar, që kalon monopatit,

Mos e nëm kukuvajkën e shkretë,

Lëre zogn’ e përbuzur prej fatit

Të këndojë pas qejfit të vet!

Kushedi ç’i ka hipur në kokë,

Kushedi se ç’kujtim e gëzon…

Këtë natë që era mbi tokë

Porsi kujë violinash ushton!

———–

PETALET BIEN…

Petalet bien… Era mengadalë

I shkund mbi gjurmët që lë mikja pas.

E shoh tek shkon e heshtur dhe një fjalë

Për lamtumirë s’kam fuqi t’ia flas.

E ç’mund t’i them? Dëgjon të kthehet vallë

Sërishmi zogu që shtegtimin nis,

Kur tjetër vis kërkon e s’e zë malli

Për çerdhen a për strehën që braktis?

Papritur, të rrëmbyera rrëkera

Në shpirt më mbysin dhëmbjen pa kufi.

Petalet bien. Heshtas shket pranvera,

Roniten të përkohëshmet stoli.

Një grusht kujtimesh që shpërndau era,

Ja, ç’qe së fundi, gjithë kjo dashuri! ///

error: