SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kishte kryer disa vjedhje në Igumenicë, arrestohet shqiptari

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke mbrëmjen e djeshme. Arrestimi i tij ndodhi në Kastri të Igumenicës. Sipas mediave greke shqiptari që nga fundi i tetorit kishte kryer një numër të madh vjedhjesh në zonë.
I arrestuari është lokalizuar në një zonë të pyllëzuar nga një ekip special i policisë që ishte ngritur për këtë qëllim, pas kontrolleve të kujdesshme, në kuadër të hetimit të vjedhjeve të ndodhura në zonën e gjerë të Igumenicës. Siç rezultoi nga hetimet policore, nga data 21 tetor deri në ditën e djeshme, 36-vjeçari kishte kryer shtatë vjedhje banesash, nga ku kishte marrë sende me vlerë prej 50700 euro dhe një shumë prej 1640 eurosh. Gjatë arrestimit i janë gjetur dhe konfiskuar sende me vlerë prej 10 mijë eurosh, mjete për vjedhje, elektrik dore dhe doreza pune.
Gjithashtu u konstatua se ai kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërkohë që ndaj tij ishte në pritje të një urdhër-arresti. I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij për vjedhje të dalluara dhe shkelje të legjislacionit për të huajt është dërguar në Prokurorinë e Thesprotisë.///
error: