Sot në mesditë në Sarandë zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Duisa nga problematikat që diskutohen sot me theks për interesin publik janë: Ecuria e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me Vendim të Këshillit Bashkiak; raporti mbi ecurinë e sezonit turistik 2024 dhe problematikat e vërejtura;
P/vendimi “Për miratimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Sarandë për vitin 2025”; Për deklarimin e mbarimit para afatit të mandatit të anëtarit të Këshillit Bashkiak ”; P/vendimi “Për miratimin e planit të aktiviteteve të Këshillit të Bashkisë Sarandë për periudhën Janar – Dhjetor 2025; P/vendimi “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Tetor 2024”
Një Raport mbi shërbimin veterinar dhe tregjet publike të Bashkisë Sarandë dhe Informacioni në lidhje me procesin e inventarizimit të pronave të Bashkisë, restaurimin e kinoteatrit të qytetit dhe informacion mbi Eco Campusin, priten gjithashtu me shumë interes nga publiku i gjerë i qytetit.
Arsyet e një terri të trashëguar mbi restaurimin e Kinoteatrit të qytetit dhe mungesa e spjegimeve nga Ministria e Arsimit për Eco Campusin, që përfundoi së ndlrturi tri mandate vendore më parë por ende nuk vohet në funksion; priten me interes të veçantë nga banorët e Sarandës./saradaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI