SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD: Gjashtëfishohet pasuria e kabinetit qeveritar, SPAK të nisë hetimet

 Partia Demokratike kërkoi sot nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të nisë hetimet se si u shtuan pasuritë e anëtarëve të kabintetit të qeverisë.

Genta Vangjeli zëdhënëse e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike nga selia blu tha se “kabineti Edi Rama deri në vitin 2013 i gjithë së bashku, deklaronte asete dhe pasuri jo më shumë se 3.5 milion euro, ndërsa në vitin 2023 me Edi Ramën në krye, bashkë me asetet, llogaritë bankare të deklaruara flasim për një xhiro vjetore më të lartë se 18 milion euro, edhe kjo pa llogaritur disa përjashtime”.

Vangjeli renditi disa shifra që sipas saj, tregojnë rritjen e pasurisë.

Vangjeli nënvizoi se Partia Demokratike kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për këto pasuri të deklaruara të kryeministrit dhe kabinetit të tij derisa PD do t’i dërgojë gati kallëzimet respektive edhe për pasuritë e padeklaruara të tyre.(Marseda QEFALIA) ///

error: