Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet në kufi, pasi emigrantët nga vendi fqinj, Greqia, janë duke u kthyer në atdhe. Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur fluksi në pikën kufitare të Kapshticës. Situata momentalisht paraqitet normale, pasi dogana po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3-4 në dalje në varësi të fluksit.
Në pikat e kalimit kufitar të rajonit jugor si Kakavija dhe Qafë Bota ende nuk ka intensitet fluksi. Burime nga PKK Kakavije dhe Qafë Botë bënë sot të ditur se jane marre masat për lehtësira në kalimin në të të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek.
Pritet që përgjatë ditëve në vijim të ketë fluks të shtuar për shkak të festave të fundvitit dhe kthimin e shqiptarëve pranë familjeve të tyre në Shqipëri.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota