SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. “Zëri i Bilbilit”, sjell atmosferë festive me interpretime të këngëve e valleve

Nga Aranit BALANI

Mes dritave shumëngjyrëshe që kanë zbukuruar të gjithë qytetin e Sarandës, këngët dhe vallet e ansamblit kulturor “Zëri i Bilbilit” mblodhën në mbrëmjen e së shtunës qytetarë të shumtë si dhe turistë të huaj, për të ndjekur koncertin me këngë polifonike dhe valle tradicionale.

Në këto ditë të fund vitit, në prag të festavë të mëdha të Krishtlindjes dhe Vitit të ri, shetitorja e Sarandës është e mbushur plot me qytetarë dhe vizitorë vendas dhe të huaj, që festojnë në ambjentet e zbukuruar me drita të shumta, lodra për fëmijë etj, si dhe aktivitete të shumta që zhvillohen çdo mbrëmje për të pranishëmit në shetitore, të organizuara nga bashkia Sarandë.

Drejtori artistik Ansamblit Sinan Ahmeti, i njohu të pranishëmit me arritjet në vite të ansamblit., i cili jep qindra koncerte në vit për turistët.

Këshilli bashkiak i Sarandë e ka vlerësuar këtë ansambël me titullin “Nder i Qytetit”. Presidenti i Republikës u ka dhënë titullin e lartë “Naim Frashëri”

Sinan Ahmeti falenderoi bashkinë e Sarandës që u krijoi kushtet dhe mundësinë për të dhënë koncertin e së shtunës me këngë dhe valle.

Ai uroi edhe në emër të gjithë ansamblit: Gëzuar festën e Krishtindjeve dhe Vitin e Ri!.

Djemtë dhe vajzat e Ansambli “Zëri Bilbilit”, të veshur me kostume popullore, prezantuan për të pranishëmit këngë të polifonisë labe si dhe valle popullore shqiptare.

Pregatiti: Aranit Balani, 21 dhjetor 2024

error: