Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga qyteti bregdetar i Sarandës, që këto ditë të fundit të dhjetorit është “pushtuar” nga atmosfera festive, dritat, muzika, ndërsa vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, po shijojnë këto ditë plot aktivitete dhe argëtim, në prag të natës së ndërrimit të viteve.
“Saranda magjike”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Fëmijë dhe qytetarë të shumtë mblidhen çdo natë në sheshin qendror të qytetit bregdetar, ku ndodhet pema e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe si dhe duke shijuar shfaqjen me këngë e kërcime.
Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe risitë mbeten për t’u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët e shumtë që vizitojnë këtë qytet në çdo periudhë të vitit.(Ermira ISUFAJ).///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.