SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit për fundjavën.Ulje temperaturash, shi dhe dëborë në zonat malore

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas SHMU moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500 metra dhe lindje-juglindje mbi 700-800 metra, me intensitet të ulët deri mesatar.

Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër2/7Re shi diell
Kukës-2/0Re shi/borë
Lezhë4/7Re shi diell
Dibër-2/0Re shi/borë
Durrës7/13Re shi diell
Tiranë9/13Re shi diell
Elbasan7/13Re shi diell
Berat6/14Re shi diell
Vlorë9/14Re shi diell
Korçë3/5Re shi/borë
Gjirokastër5/12Re shi diell
Sarandë9/13Re shi diell
error: