SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 11 janar 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme kthjellimi kryesisht në jug e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditë e pasdite me shtim të vranësirave. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e qendrës dhe jug reshje lokale shiu me intensitet të ulët (kryesisht në formën e pikave), megjithatë nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Mjegull e dendur lokale / mjegullinë kryesisht në zonat luginore, si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/14Re shi diell
Kukës8/13Re shi
Lezhë10/13Re shi
Dibër6/11Re shi diell
Durrës11/15Re shi diell
Tiranë14/17Re shi diell
Elbasan10/15Re shi diell
Berat8/17Re shi diell
Vlorë9/18Diell re shi
Korçë7/11Diell re shi
Gjirokastër7/11Diell re shi
Sarandë11/16Diell re shi
error: