Nga Limos DIDANI
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Sarandë ka ndërmarrë sot (14 Janar) një aksion për shembjen e lokalit “Unico Lounge” në Ksamil, me pretendimin se objekti ishte ndërtuar pa leje.
Ky lokal administrohej nga vëllezërit Sulejmani, të cilët janë efektivë të policisë së Sarandës.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të profilit të administratorëve të biznesit, të cilët më herët janë përfshirë në një konflikt të armatosur në fshatin Gjashtë, duke ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e zyrtarëve publikë në veprimtari të dyshimta.
Ende është e paqartë nëse ky lokal ishte marrë me qira apo ishte në pronësi të vëllezërve Sulejmani.
Aksioni i IMT-së deri më tani është fokusuar vetëm te ky lokal dhe mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një operacion më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje në Ksamil apo një ndërhyrje e izoluar që lidhet me këtë rast specifik.
Autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për planet e mëtejshme apo për kriteret që po ndiqen në këtë aksion.herri masiv që agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur të enjten e 2 janarit 2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë. 12 persona u përfshinë në konflikt, mes tyre 4 janë punonjës policie jashtë shërbimit, mes të cilëve 3 vëllezërit Sulejmani, të cilëve iu shemb sot lokali në Ksamil. Pas veprimeve hetimore, AMP arrestoi 8 persona, mes tyre edhe 4 policët.///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje