Plator Nesturi prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar sot në Prefekturën e Qarkut. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka prezantuar Nesturin, ndërsa ka vlerësuar figurën e tij.
Më pas e ka marrë fjalën zv/ministri i brendshëm Juljan Hodaj i cili u ndal dhe në prioritetet dhe pritshmëritë.
‘Jam i privilegjuar që vij në qytetin tim për të dhënë angazhimin dhe përkushtimin në të mirë të zhvillimit të qarkut’.
Të pranishëm autoritete të pushtetit lokal të Qarkut si dhe drejtues të institucioneve në Vlorë.
Vendimi për Nesturin është marrë në mbledhjen e datës 9 Janar të Këshillit të Ministrave dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Ky pozicion kishte mbetur vakant që pasi Vangjel Tavo u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Ndërsa prej dorëheqjes së Vangjel Tavos, ky post është mbajtur nga zoti Kristaq Kiço, i cili sot më 14 janar dorëzon detyrën. (Armand XHELILI).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota