SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 16 janar 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në një pjesë të madhe të territorit megjithatë nuk do të mungojë edhe prezenca e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura në relievet malore të vendit. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore në veri e lindje të territorit.  Mjegull e dendur lokale / mjegullinë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri  era do të  fitojë shpejtësi 9-16m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër2/12Re diell
Kukës-4/2Re diell
Lezhë2/10Re diell
Dibër-7/4Re diell
Durrës5/13Diell
Tiranë4/12Diell
Elbasan1/12Re diell
Berat2/13Diell
Vlorë5/13Diell
Korçë-5/2Re diell
Gjirokastër2/12Diell
Sarandë4/12Diell
error: