Në Athinë në kudër të çeljes së vitit ekonomik, 2025, Shoqata Industriale, Tregtare dhe Profesionale Greko-Shqiptare, zhvilloi një takim konstruktiv me kryetarin e saj, Panajot Rumi, njëkohësisht themelues i Rumming Group.
Burime diplomatike nga Ambasada shqiptare në kryeqytetin helen bënë të ditur se “Gjatë bashkëbisedimit u shpreh vizioni dhe angazhimi për forcimin dhe promovimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe si një shembull në rajon.”

Të njëjtat burime vunë në dukje se” në fokus të diskutimeve ishin rritja e investimeve të përbashkëta dhe zgjerimi i rrjeteve të bashkëpunimit mes komuniteteve tona sipërmarrëse, si mjet për diversifikimin e tregjeve dhe çlirimin e një potenciali të lartë zhvillimi, në interes të dy vendeve.

Shqipëria dhe Greqia ndajnë një vizion të përbashkët për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit. Në këtë kuadër, institucionalizimi i veprimtarive të bashkëpunimit nëpërmjet organizmave dypalëshe, krijon alternativa efikase për një të ardhme më të fortë dhe më të qëndrueshme. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI