SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. Ilirjan Dalanaj, ‘mentori’ i skulpturës së parkut në Sarandë.Profil.

Nga Shkëlqim HAJNO

Në ditë të vranët a me diell., syri mund të të shoh këto kohë një njeri me një kapele rrobe prej heremiti dhe me një shkallë pranë disa veprave të skulpturës së parkut në Sarandë.

E sheh, herë te busti ikonë i Hasan Tahsinit te parku me të njejtin emer, herë te ‘Tre Heronjtë’ diku më tej, herë, te ‘Arkeologia e re’ , e herë te ‘Vjelëset e agrumeve’ diku përballë kishës së Shën Harallambit në qytet.

Ilirjani, sheh çdo ditë me admirim veprat e artit në mjediste publike të Sarandës. I sheh me admirim edhe si vepra te miqve dhe ‘profesorëve të tij veprat e Niko Godrolit, Lesko Ligut, Odisea Papës, Kreshnik Xhikut, Emanuel (Sali) Koko, Idriz Balanit, etj,.por si një vlerë e rëndësisë estetike të qytetit të tij.

Nuk është punonjës i Bashkisë Sarandë, as artist ‘i ardhur nga Tirana’. Është artsti sarandiot Ilirjan Dalanaj, me formim artisik për skulpturë në një iniciativë vetiake për të mirëmbajtur veprat e artit ne skulturën ne parqet dhe mjediset publike të Sarandës. Raport i artistit me shtëpinë e tij, qytetin e tij.

Rreth dy-tri dekada më parë, duke biseduar në Sarandë me piktorin Leonardo Voci mbi faktin që busti i dijetarit Hasan Tahsini ishte lyer me gëlqere nga një punëtor i sektorit të shërbimeve në këtë Bashkisë, miku im përafërsisht më tha se veprat e artit në mjediset publike nuk mund të trajtohen njëlloj si lyerja e shkallëve ose nje fasade muri, me gëlqere. Kjo mirëmbajtje duhet medoemos të kryhet nga njerëz të arteve figurative,ose me asistencë prezente të tyre.

Dhe Dalanaj i Sarandës është një artist i tillë që ka si vlerë të shtuar edhe dimensionin human e kontributiv vullnetar për të kryer një shërbim të munguar në një fushë specifike.

Ilirian Dalanaj si artist, e kemi barë përgjatë sezoneve turistike po edhe në Panairet tradicionale Suvenireve që Saranda organizon përgjatë gushtit.

E kemi parë ne dhe qidra mijëra turistë që frekuentojnë qytetin bregdetar, duku, ndanë bulevardit tël madh pranë detit, në një tavoline pune, i rrethuar nga fëmijë dhe adoleshentë që duan të mësojnë sesi mundet të gëdhendet e bukur në gur e mermer dhe, sesesi magjia e motiveve të artit të antikitetit mund të qaset me daltë dhe çekiç në disa motive imoresionuese.

Artisti sarandiot Ilirjan Dalanaj, është modes dhe i përkorë, pa delire egoje. Ndaj është dhe ‘i padukshëm’ në përditshmërinë e tij, në mes të një bote sot ku kanë humbur jo pak vlera e drejtpeshime.(SarandaNews.al)///

error: