Në Sarandë disa persona rrahëm me leva hekuri në bashkëpunim një 42-vjeçar në një lagje të qytetit, por njeri prej tyre 34-vjeç u shpall në kërkim.
Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër