SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bashkia e Sarandës vlerësohet me Çmim për menaxhimin e destinacionit turistik

Bashkia Sarandë u nderua me çmimin “Praktikat më të mira të Menaxhimit të Destinacionit Turistik”,

Vlerësimi me këtë çmim u bë në edicionin e dytë të eventit kombëtar “Tourism Grand Excellence”.

“Për kontributin në zhvillimin e ofertës së destinacioneve turistike që synojnë promovimin e vlerave tradicionale të komunitetit, zgjerimin e ofertës të zinxhirit të vlerave turistike në aktivitetet e peshkimit, gastronimisë dhe organizimin e aktiviteteve kulturore duke zhvilluar Festivalin e Peshkut të Sarandës si një ngjarje e rëndësishme që synon të promovojë kulturën detare, gatimin e recetave tradicione të peshkut, edukimin dhe informacionin mbi praktikat e qëndrueshme të peshkimit të kombinuara me koncerte dhe shfaqje artistike”.

Ky ishte motivacioni i Çmimit “Praktikat më të mira të Menaxhimit të Destinacionit Turistik”, i cili iu akordua Bashkisë Sarandë. Të pramishëm në eventin e mësipërm kombëtar ishin nënkryetari i këtij institucioni, Florian Sali dhe shefja e Kabinetit, Eliana Shkurti. /SarandaNews.al///

error: