Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me Qendrën Agjencia AJMMI organizoi në Sarandë një tryezë tryezë diskutimi me aktorë lokalë të këtij rajoni në kuadër të 15-vjetorit të miratimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhr Bashkimit Evropian.


Në këtë veprimtari ishin të pranishëm përfaqësues nga shoqëria civile, punonjës socialë, të drejtorë të disa drejtorive në bashkinë e Sarandës, etj. Ishte i pranishëm edhe Paolo Lobba, menaxher programi në Këshillin e Evropës.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda u ndal në rëndësinë e Ligjit të miratuar 15 vite më parë, në aspekte të ndryshme të njohjes dhe zbatimit të tij në praktikë.
Ai vuri ne dukje se është shumë e rëndësishme puna për njohjen e këtij Ligji dhe parandalimi i rasteve të diskriminimit me bazë racore, etnike si dhe çdo lloj bulizimi që haset në jetën e përditshme, në vendin e punës, etj,.

Nga drejtuesi i qendrës AJMMI Shkëlqim Hajno u sollën shembuj për disa realitete që mund të fokusohen në të ardhmen nga zbatimi i Ligjit të mësipër dhe që lidhen me komunitet rome në fshatin Çukë si dhe në praninë e një fshati të improvizuar me familje rome në fushën e Vrionit (bashkia Finiq).
Drejtorja e kujdesit social në bashkinë e Sarandës, Anila PIkuli, vuri ne dukje eksperiencën e bashkisë dhe drejtorisë përkatëse lidhur me trajtimin e komunitetit rom në fshatin Çukë dhe disa aspekte që lidhen me çështje të strehimit, trajtimin social, etj,.

Komisioneri Gajda, u shpreh se organizimi i kësaj tryeze, e para e këtij lloji në Sarandë, ishte e dobishme si për instoitucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ashtu edhe për aktorët pjesëmarrës, bashkinë, shoqërinë civile të ketij rajoni dhe institucione të tjera vendore, për një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen me synim kryesor njohjen e Ligjit dhe parandalimin e diskriminimit jo vetëm në spektrin e minoriteteve por në çdo aspekt të shoqërisë.
Tryeza e mësipërme u organizua në kuadër të Javës kundës Diskriminimit, inicuar nga institucioni i Komisionerit për Mbrojten nga Diskriminimi me moton:”Mos prit që Diskriminimi të ndodhë, parandaloje!” /(Spiro ÇAKULI-sarandaNews.al)///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror