Dy partitë e reja, Nisma “Thurje” dhe lëvizja “Shqipëria bëhet” do të garojnë së bashku me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Drejtuesit e këtyre forcave politike, Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe emra të tjerë, ditën e premte do të jenë para medias për të shpallur koalicionin e tyre.
Nga partitë e vogla, në koalicion së bashku do të shkojnë edhe LZHK e Dashamir Shehit me “Djathtas 1912” të Enkelejd Alibeajt. Dy forcat politike firmosën marrëveshjen parazgjedhore për koalicion dy ditë më parë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI