Teksa Greqia përgatitet të mbajë sot (28 shkurt) një prej protestave dhe grevave më të fuqishme të viteve të fundit, për tragjedinë e Tempit në 28 shkurt 2023, kur u përplasën dy trena dhe ku humbën jetën dhjetëra studentë, Policia e Kakavijës njofton se nesër nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare është njoftuar nga pala greke, se më datë 28.02.2025, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në PKK Kakavijë, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore”, njofton policia.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota