SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Drogë drejt Greqisë, gjykata lë në burg shefat e policisë

Gjykata e poscame ka lënë në burg tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin pjesë e një grupi kriminal dhe bashkëpunonin për trafikimin e sasive të mëdha të kanabis

Të arrestuarit me urdhër të SPAK:

-Shkëlzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.

-Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

-Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i shkarkuar në vitin 2022.

Elvis Dervishi., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Grupi kriminal është përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Prokuroria e posaçme deri më tani ka lëshuar 10 urdhër arreste, ku në pranga janë vënë 3 punonjës policie, një tjetër është në kërkim bashkë me 6 persona mes të cilëve Kristo Qirici dhe Eldian Allushi që drejtonin 2 grupe kriminale që operonin në Sarandë dhe Gjirokastrës.///

error: