Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe orë me diell në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 12 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Mjegull lokale në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/18 | Diell |
| Kukës | -1/15 | Diell |
| Lezhë | 7/18 | Diell |
| Dibër | 1/6 | Diell |
| Durrës | 6/20 | Diell |
| Tiranë | 7/20 | Diell |
| Elbasan | 7/20 | Diell |
| Berat | 4/20 | Diell |
| Vlorë | 9/19 | Diell |
| Korçë | -1/12 | Diell |
| Gjirokastër | 3/18 | Diell |
| Sarandë | 6/19 | Diell |
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër