Nga Panajot BOLI
Në bashkinë e Finqit, ditët e fundit po përmirësohet infrastruktura rrugore edhe në fshatin malor të Velahovës.
Me nismën e kryesisë së fshatit dhe drejtuesit të saj, Gligor Naçi, kontributet financiare të bashkisë Finiq dhe bashkëfshatarëve emigrantë, u bë e mundur përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës rrugore që lidh fshatin me aksin nacional rrugor.

Mësohet se u shtruan 310 metra rrugë me beton. duke përmirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve. Në këtë investim, bashkia kontribuoi me 65 m3 beton, ndërsa vetë banorët që janë në emigracion, me 42m3 beton. Bashkia mbeshteti gjithashtu me makineri, pajisje dhe fuqi punetore.
Kryetari i Bashkisë Romeo Çakuli, po ndjek si prioritet të punës përmirësimin e infastrukturës rrugore sidomos në fshatrat malore me akses edhe në zhvillimet turistike.

Burime nga bashkia bënë të ditur se investimet kanë përfshirë zonën e Theollogos, zonën e Livadhjasë dhe së fundi atë të Mesopotamit në fshatrat Pecë dhe Velahovë. Bashkia ka vënë në dispozicionin për realizimin e investimeve në terren edhe specialistët e shërbimeve.

Banorët e Velahovës janë shprehur falënderues për mbeshtetjen nga kryebashkiaku Romeon Çakuli i cili në nisje të punës si titullar i bashkisë pati deklaruar para banorëve se “Do të flas me vepra e jo me fjalë”. (Fotot: Panajot BOLI)./sarandaNews.al/// ///




Të gjitha reagimet:
51Ti, Sofo Mekshi, Vangjel Shumeli dhe 48 të tjerë
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit