Tepelena do të drejtohet përkohësisht nga një grua. Këshilli Bashkiak është mbledhur sot, ku ka miratuar unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi. Ky i fundit garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Pas miratimit të dorëheqjes së Peçit, këshilli ka komanduar e zv.kryetaren Julinda Karteri si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tepelenës.
Karteri do të drejtojë institucionin deri në përfundimin e mandatit, ndërsa në fjalën e saj para këshillit u angazhua për vijimësinë normale të punës së administratës dhe përmbushjen e projekteve në shërbim të qytetarëve.
“Në zbatim të ligjit 39/2015 për vetëqeverisjne vendore, Këshilli i Bashkisë ka kompetencën dhe funksionet e kryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Duke u bazuar në këtë ligj, shumica e këshillit bashkiak më ka votuar mua si kryetare të komanduar.”-shprehet Karteri per Report Tv.
Ndërkohë, emrat e kandidatëve për Qarkun Gjirokastër nga radhët e Partisë Socialiste pritet të zyrtarizohen në Asamblenë e kësaj force politike, që do të mblidhet në orën 19:00.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?