Policia e Qarkullimit Rrugor në Sarandë arrestoi sot tre të rinj, duke drejtuar automjetet. Policia tha se dy prej tyre ishin pa leje drejtimi ndërsa i treti, ishte në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
• M.B., 28 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Idriz Alidhima” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
• O.L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
• K.G., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”