Policia e Sarandës godit sot (8 prill) dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Në pranga ra 21-vjeçari Florian Gjonça, për akuzën e mbajtjes dhe shitjes së drogës dhe u procedua 44-vjeçari Arkand Hadushi, për mbajtjen pa leje të një arme sportive “Gambo” në mjetin e tij.
Policia vendore tha se 21-vjeçari e shpërnante drogën e llojit kanabis sativa kryesisht në lokalet e natës.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin F. Gj., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. 21-vjeçari dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza për ta shitur, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës”, tha policia për aksionin e parë.
Policia tha se në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjetin tip “Audi”, u konstatua se drejtuesi 44-vjeçar, banues në Sarandë, mbante armë pa leje,që u sekuestrua si provë materiale, teksa nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Për të dyja rastet u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror