Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar në Llogara, në qarkun e Vlorës është përfshirët nga flakët pasditen e sotme. Bëhet e ditur se flakët janë përhapur në një zonë të mbjellë me pisha dhe bimësi karakteristike të territorit, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin natyror të parkut.
Gjithashtu si pasojë e erës së fortë flakët po përhapen me shpejtësi dhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer. Situata është përkeqësuar edhe më tej nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të tjera pyjore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI