Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës në qytetin e Durrësit.
Në fjalën e tij Berisha u ndal në prezantimin e programit në PD-së, duke theksuar se në 100 ditët e para do të transformojë Shqipërinë.
“Unë jam tek ju sot për t’u rrëfyer ju se asnjë orë, asnjë ditë të vetme nuk luftoj për pushtetin tim. Unë nuk luftoj për pushtetin tim, por punoj nga mëngjesi herët gjer në mesnatë në një mision që e konsideroj sot misionin më të rëndësishëm të jetës time.
“Që i falem Zotit dhe e falënderoj çdo ditë që më dha mundësi që energjitë e mia, forcën time, t’ia përkushtoj këtij misioni, në të cilin, së bashku me ju do të hapim një kapitull të ri për Durrësin, për Shqipërinë, për kombin, për shqiptarët. Në këtë mision të shenjtë për shpëtimin e Durrësit dhe Shqipërisë, ne së bashku do transformojmë Durrësin dhe Shqipërinë në 100 ditët e para”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “nga çdo skaj i vendit ne do përzëmë me dorë të hekurt mjerimin, varfërinë e skajshme nga vatrat e shqiptarëve”.
Berisha tha se çdo qytetar shqiptar do marrë minimumin jetik 200 euro.
“Çdo pensionist nuk do marrë pensionin jo më pak se 200 euro. Ja pse duhen 100 ditët. Çdo rrogëulët do marrë rrogë mbi 500 euro. Çdo qytetar shqiptar do ketë të rimbursuara 100 përqind nga shteti atë listë ilaçesh që kanë qytetarët e vendit mik, Italisë. Energjia do zbresë në 7 lekë për qytetarët. Nafta nuk do shitet kurrë më me shtrenjtë se në Maqedoni dhe Kosovë, ku është të paktën 40 përqind më lirë se në Shqipëri”, tha Berisha.
Berisha nënvizoi më tej se “jam këtu për të kërkuar 100 ditë në mënyrë që çdo biznesi t’ia ulim energjinë nga 18 në 6 lekë”.(Marsela QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.