Rreth 500 qytetarë u mblodhën sot në Sarandë, në takimin përmbyllës elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Ardit Bido.

Takimi u zhvillua në lagjen ku kandidati ka kaluar fëmijërinë dhe u kthye në një moment reflektimi për rrugëtimin politik të fushatës, por edhe për vizionin e tij për të ardhmen e zonës.


Mes entuziazmit të pjesëmarrësve dhe përshëndetjeve të shumta, Bido ritheksoi se përfaqësimi nuk është thjesht një mandat, por një angazhim i përditshëm për të qenë pranë qytetarëve dhe për të sjellë zgjidhje reale për nevojat e komunitetit.







Kandidati shprehu falënderime për mbështetjen gjatë gjithë fushatës dhe theksoi rëndësinë e 11 majit si një ditë vendimtare për të ndërtuar një përfaqësim të denjë për Sarandën dhe gjithë qarkun e Vlorës./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos