Nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogorasë, vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.
Kjo sipas saj, për të mbështetur industrinë e turizmit.
“Tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit, e cila tashmë ka filluar të konsolidohet dhe kjo tregohet qartë nga numri i njësive të hotelerisë që po hapen në jug të vendit”, deklaroi Balluku.
Sipas saj, ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë
Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, ai kryesor dhe një tunel emergjence, të lidhur me 11 dalje.
Tuneli jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, e cila më parë zgjaste rreth 30 minuta, në vetëm 7 minuta.(Arlinda Gjonaj)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI