Ekspertët globalë të udhëtimeve e kanë renditur bregdetin shqiptar në listën e “50 Plazheve më të mira në Evropë, për vitin 2025”.
Platforma e njohur – “The World’s 50 Best Beaches” – e cila i dedikohet bukurive natyrore ka renditur në listën e plazheve më të bukura në Evropë, Gjiret e Gramës dhe të Gjipesë.
Sipas listës së votuar nga mbi 1000 influencerë, gazetarë dhe blogerë të udhëtimeve në botë – Gjiri i Gramës renditet në vendin e 12, ndërsa ai i Gjipesë në vendin e 30-të, duke lënë pas plazhe të njohura të Italisë, Spanjës, Greqisë dhe Francës.
Gjiri i Gramës
Gjiri i Gramës, i cili është përfshirë në këtë listën prestigjioze, është një nga perlat e bregdetit Jon.
Këtu, deti hyn midis masiveve shkëmbore, duke krijuar një plazh fantastik ku bie në sy uji kristalor me një kombinim unik ngjyrash.
Gjiri i Gjipesë
Gjiri i Gjipesë, nga ana tjetër, ndodhet në hyrje të një kanioni spektakolar, duke u bërë një simbol i ekoturizmit dhe aventurës në Shqipëri.
I arritshëm si nga bregu ashtu edhe nga shtegu, ky gji ofron pamje mahnitëse dhe një natyrë pothuajse të virgjër, shumë pak të eksploruar.
Përfshirja e këtyre dy gjireve në këtë renditje dëshmon edhe një herë se Shqipëria është një vend që ofron vlera të paçmuara natyrore dhe që po përfshihet gjithnjë e më shumë në listën e destinacioneve elitare mesdhetare.
Lista e “50 Plazheve më të mira në Evropë për vitin 2025”, është përzgjedhur nga ekspertë të udhëtimeve, të cilët marrin në konsideratë elementë si autenticiteti, natyra e paprekur, qetësia dhe përvoja unike që ofrojnë plazhet.
“Në pesë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga mbi 3,4 milionë turistë të huaj ose 3,9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, sipas INSTAT.(Atila KOTA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI