Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga malësitë e Tepelenës, duke i cilësuar si fantastike.
“Pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës”, shprehet kryeministri në postimin e tij, i cili shoqërohet me një video që pasqyron bukuritë natyrore të zonës.

Malësitë e Tepelenës janë ndër zonat më të bukura malore të jugut të vendit, të njohura për peizazhet piktoreske dhe potencialin e lartë turistik.
Tepelena ndodhet në krahinën e Dervenit, në jug të Shqipërisë. Ky qytet përshkohet tej për tej nga lumi Vjosa dhe kufizohet në pjesën verilindore me malin e Shëndëllisë, në pjesën qendrore me malet e zonës së Kurveleshit, ndërsa më në jug me malin e Golikut, grykën e Mezhgoranit, që ndan si me thikë vargmalet Shendëlli – Lunxhëri – Bureto dhe Trebeshinë – Dhembel – Nemërçkë. Lumi i Vjosës, nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, me degën e tij Drinos krijojnë një peizazh madhështor të preferuar nga turistë të huaj dhe vendas.
Ky qytet është në një pozicion strategjik e spektakolar me muret e saj kapur në anët shkëmbore, kurorëzuar nga kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Përtej këtij qyteti të vogël, por historikisht interesant, gjenden fshatra me histori ashtu sikurse edhe malësia e Kurveleshit, përgjatë një rruge malore të pyllëzuar, ku mund të shihni edhe ujësjellësin e Aliut në Bënçë.
Tepelena është një vendbanim i hershëm, që lidhet me ndërtimin e një kështjelle në shek. VII, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyrës, Drinos dhe Mallakastrës.. Në vitin 1789, qyteti u udhëhoq nga Ali Pashë Tepelena, i cili ngriti sarajet e tij, të cilët mbeten një nga atraksionet më të vizituara të këtij qyteti.
Uji i Ftohtë në Tepelenë, nuk është vetëm një destinacion turistik, që të drejton drejt jugut të Shqipërisë, po edhe një aset i traditës, i cili vijon të ngjallë kureshtje për adhuruesit e natyrës dhe turistët.
Kultura e Tepelenës është mbresëlënëse pasi ajo përmbledh të gjitha trevat që gjenden në të djathtë të luginës së lumit Vjosa dhe krahinën e Labërisë.
Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur Tepelenën gjithnjë e më shumë si destinacionin e tyre turistik. Atraksionet janë: Lumi i fundit i egër i Europës, mbretëresha e lumenjve Vjosa; Kalaja e Ali Pashë Tepelenës; Ujësjellësi i Aliut në Bënçë; Uji i Ftohtë; Kanionet e Kurveleshit dhe Ujëvara e Nivicës; Vende të shenjta si xhami, kisha dhe teqe./(Albi FORTUZI). ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI