Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.
Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI