Zjarret kanë vazhduar edhe gjatë natës midis të dielës dhe të hënës duzke u favorizuar nga era.
Mësohet se aktualisht vatrat aktive Qarkun e Vlorës janë në: Në bashkinë Finiq, ku zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj. Është bërë evakuimi i banorëve. Në vendngjarje ndodhen 2 automjete zjarrfikëse të MZSH, 1 autoambulancë dhe mjete transporti. Në ndihmë kanë shkuar dhe 2 automjete zjarrfikëse të FA. Gjatë gjithë natës vatra aktive më problematike ishte ajo në fshatin Leshnicë e Poshtme. Në terren kanë operuar 3 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë të MZSH Finiq dhe Konispol të ndihmuar nga FA me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 forca të FA si dhe 1 grup FNSH.
Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë ndërhyrja, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri