Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi Kevin Nora, 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku .
Policia tha ne një njoftim të fundit se “Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozinma Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja e plagosur Antonela Zhupa 24 vjeçe, është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI