SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Himarë. Në kujtim të Neço Mukos

Nga Vangjel TAVO

Në Himarën e tij, në sallën që mban emrin e tij, u organizua një takim emocionues kushtuar një personaliteti të kulturës shqiptare, Neço Muko dhe grupit të tij. Rikthyem muzikën e regjistruar në pllaka me muzikë shqip, në vitet 1929-1930 në Paris.

Çfarë e bëri shumë të veçantë takimin dhe këtë moment nderimi, ishte prania e pasardhësve të dy prej këngëtarëve që kënduan shqip në Studiot e “Pathé”:

Eno Koço, i biri i Tefta Tashko Koços. Spiro Çakali, i biri i Koço Çakalit të grupit të Neços.

Maestro Koço theksoi: “Ju duhet të jeni krenarë që një himarjot, sfidoi kohën dhe pati ndriçimin për të udhëtuar drejt Parisit, për të përjetësuar muzikën e vendit nga vinte, të Himarës dhe gjithë Bregut.”

Muzika e regjistruar, që është transmetuar brez pas brezi në Himarë dhe në fshatrat e Bregut, u interpretua nga Katina Beleri, mbesa e Koço Çakalit, e cila bashkë me Grupin Polifonik Karakteristik Himarë sollën disa prej këngëve më të njohura të Neço Mukos.

NE zotohemi se do të punojmë çdo ditë që vlerat dhe personazhet e kulturës sonë të nderohen, të jenë pjesë e aktivitetit tonë kulturor dhe burim frymëzimi për të rinjtë. Tejçimi i traditës është me rëndësi, ndaj do të mbështesim fort të rinjtë që do të lëvrojnë muzikën tonë tradicionale.///

error: