Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?