SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. Kënga për Ali Pashën, Frosinën dhe miti i saj

Nga Dorian KOÇI

Kënga e kënduar nga Dhimitri Mitropanos më 1971, me tekst të Kostas Vergos dhe muzikë të Spiros Papavasileiut, sjell një version poetik e dramatik të njërës prej historive më të njohura të lidhura me figurën e Ali Pashë Tepelenës: tragjedinë e Zonjës Frosinë. Në vargjet e saj ndiejmë dhimbjen e një Pashai që qan pas humbjes së dashurisë së tij, një qytet që vajton bashkë me të, dhe një botë që duket se ndalet për të përjetuar këtë fatkeqësi.

Ky është, megjithatë, një mit i krijuar. Mitropanos, përmes këngës, e romantizon marrëdhënien midis Ali Pashës dhe Frosinës, duke e paraqitur atë si një histori dashurie të madhe që përfundon tragjikisht në liqenin e Janinës. Në këtë mënyrë, kënga e projekton figurën e Aliut jo vetëm si një sundimtar të ashpër, por edhe si një njeri të thyer nga pasioni e marrëzia e dashurisë. Në realitet, sipas burimeve historike, lidhja e Frosinës ka qenë me Myftarin, njërin nga djemtë e Ali Pashës, dhe jo me vetë Pashain.

Ky dallim mes historisë dhe mitit është domethënës. Orientalizmi, i cili ka ndikuar thellë në mënyrën si është ndërtuar imazhi i Ali Pashës dhe haremit të tij në mendësinë europiane, e përdor figurën e Frosinës për të nxjerrë në pah një narrativë të njohur për “tiranin oriental” që mposhtet nga pasionet e veta. Në këtë kuptim, kënga e Mitropanos nuk është thjesht një poezi e kënduar mbi një ngjarje, por pjesë e një procesi kulturor më të gjerë që i jep trajtë mitit të Ali Pashës si despoti ekzotik, i rrethuar nga dashuritë dhe tragjeditë e haremit të tij.

Miti i Frosinës, i ringjallur në muzikën moderne greke dhe i përkthyer në gjuhën shqipe, dëshmon fuqinë e kujtesës kolektive për të mbajtur gjallë figura historike përtej të vërtetave të dokumentuara. Në fund, kënga e Mitropanos bëhet një shembull i qartë i mënyrës sesi arti shpesh zgjedh mitin mbi historinë, duke u dhënë brezave të rinj jo vetëm një melodi për t’u kujtuar, por edhe një narrativë të përpunuar mbi tragjedinë e dashurisë dhe fuqisë.

Ali Pasha

====================

Mes rrugicave me kalldrëm

rrëshket një araba

me zëmër copë-copë

qan një Pasha

qan për Frosinën

Ali Pasha

Qan Pashai

qan e gjithë mëhalla

Zonjën Frosinë

e qan dhe arabaja

e qajnë të gjithë romenjtë

dhe e gjithë dynjaja

Çfarë marrëzie

bëre Pasha?

mbyte në liqen

të madhen tënde sevda

tani çfarë do mbetet

mes mureve nëpër oda?

Qan Pashai

qan e gjithë mëhalla

Zonjën Frosinë

e qan dhe arabaja

të gjithë romenjtë

dhe e gjithë dynjaja

Ali Pasha. Dhimitri Mitropanos

Teksti: Kostas Vergos

Muzika: Spiros Papavasileiu

Dhimitri Mitropanos(1971)

Përktheu nga greqishtj : Dorian Koçi

” Ο Αλή πασάς ‘

Μες στο καλντερίμι

τρέχει ο αραμπάς

Με καρδιά συντρίμι

κλαίει ένας πασάς

Κλαίει για τη Φροσύνη

ο Αλή πασάς

Κλαίει ο πασάς

κλαίει ο μαχαλάς

Τη κυρά Φροσύνη

κλαίει κι ο αραμπάς

Όλη η ρωμιοσύνη

κι όλος ο ντουνιάς

Τι παραφροσύνη

έκανες πασά

Έπνιξες στη λίμνη

το τρελό σεβντά

Τώρα τι θα μείνει

μέσα στον οντά

Κλαίει ο πασάς

κλαίει ο μαχαλάς

Τη κυρά Φροσύνη

κλαίει κι ο αραμπάς

Όλη η ρωμιοσύνη

κι όλος ο ντουνιάς

Kyra Frosini (1773 – 1801)

Painting work, miniature, Galeria Lotus, Athens.

error: