U promovuan në Delvinë “Antologjia II”e Klubit të shkrimtarëve dhe artisëtve delvinjotë, “Let-Art”, si dhe librat poetikë “Refren zemre” i Thoma Ceros, “Përtej reve”i Florentina Tamos, romani “Ankthi i një gruaje” i autorit Xhevdet Ahmeti.

Në ceremoninë për këto promovime morën pjesë shkrimtarë dhe artitë nga Delvina dhe Saranda, talente letrare dhe nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” të këtij qyteti, mësues të letërsisë, dashamirës të artit e kulturës. etj,. Në këtë event kulturor ishte i pranishëm edhe Ardit Bido, studjues dhe deputet me origjinë nga ky qytet.

Vlerësime për këtë Antologjinë II u përcollën nga Timo Mërkuri, me një vështrim më të detajuar për autorët e përfshirë në këtë botim si : Iliaz Bobaj, Panajot Boli, Natasha Xhelili, Panajot Zoto, Florentina Tamo, Xhevdet Ahmeti, Gjergji Muço, etj,.


Shkrimtari dhe përkthyesi Thoma Steriopullo foli për rëndësinë dhe prurjet cilësore të antologjisë, duke theksuar nevojën për njohjen dhe evidentimin e vlerave historike e kulturore të qytetit. Ai nënvizoi se krijuesit dhe studjuesit kanë një mision të veçantë për të evokuar figura të shquara historike si pjesë e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore të Delvinës.
Mbi vlerat e botimeve të mësipërme referuan gjithashtu Panjot Boli, Hekuran Halili, Natasha Xhelili, Sofokli Mekshi, Shkëlqim Hajno, etj,.


Takimi ishte konceptuar si një bashkëpunim i krijuesve të Delvinës dhe Sarandës dhe dy shoqatave letrare “Let-Art” dhe Klubit të Krijuesve Jonianë”me synim gjallërinë e jetës kulturore në Delvinë.







Sipas kryetarit te shoqates “Let-Art” Panajot Zoto “Veprimtaria e klubit të krijuesve “Let- Art” Delvinë ka patur një impakt të rëndësishëm në publikun artëdashës e dashamirësit e letërsisë, lidhur me veprimtarinë dhe produktivitetin e antarëve -krijues. Brenda këtyre, thuajse tre vite, pas themelimit të shoqatls, janë botuar mbi 10 libra në poezi e prozë nga autorët: Iljaz Bobaj, Xhevdet Ahmeti, Panajot Boli, Thoma Cero, Natasha Xhelili, Florentina Tamo, Ajet Duka etj. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Borsh. Vijojnë punimet restauruese në Kalanë e Borshit, Gonxhja: Rritje e potencialit si destinacion kulturor
Vëzhgim. “Paketa e Maleve”
Opinion.Përpjekje për të fshehur kufomën nga sytë e publikut